Mundësi Biznesi me Herbalife
Si anëtar i pavarur i Herbalife, ju do të keni çasje në trajnime motivuese dhe edukative, produkte të cilësisë së lartë si dhe në njërin nga biznes planet më bujare të shitjes direkte.
Përse Herbalife Nutrition?
Ndërmarrje e klasit botëror që e mbështet biznesin tuaj
Herbalife funksionon në mbi 90 vende të botës me shitje neto prej 4.8 miliardë dollarësh në vitin 2019. Zotimi ynë për të ndihmuar njerëzit të sigurojnë ushqim të mirë dhe një jetë të shëndetshme dhe aktive mbështet drejtpërdrejt qëllimet e distributorëve tanë të pavarur të Herbalife për të rritur biznesin e tyre.
Modeli i shpërndarjes transparente
Ne jemi anëtar në shoqatat e respektuara të shitjeve direkte në mbarë botën. Kompensimi për distributorët e pavarur të Herbalife bazohet në shitjen e produkteve, dhe ndërtimi i një biznesi me Herbalife kërkon aftësi, përkushtim, kohë dhe punë të përkushtuar.
Plani i kompensimit konkurrues
Distributorët mund të fitojnë nga shitjet me pakicë dhe shumicë, plus të ardhurat përmes Tejkalimit të patentës (‘Royalty Overrides’) dhe bonuseve. Porositë e përsëritura nga klientët e kënaqur mund t’ju ndihmojnë ta rritni biznesin tuaj Herbalife.
Programet e trajnimit për t’ju ndihmuar të startoni dhe ta rritni biznesin tuaj
Një seri mjetesh për marketing dhe shitje në internet dhe evente të trajnimit i keni në dispozicion për të mbështetur biznesin tuaj afër shtëpisë suaj dhe në mbarë botën. Metoda të qarta për biznes vazhdojnë të avancohen dhe përsosen për të përmbushur kërkesat e shtuara të klientëve.
Produkte të bazuara në shkencën e dëshmuar të ushqyerjes
Nën drejtimin e Lidershipit tonë shkencor, ne jemi të përkushtuar në hulumtimin dhe zhvillimin e të ushqyerit, në programe rigoroze të sigurimit të cilësisë dhe në kontrollin e integritetit të produktit nga Fara deri në tryezë (‘Seed to Feed’).
Partneritetet me atletë të profilit të lartë
Paraqitja e brendit tonë është ngritur dukshëm nëpërmjet 190 e më shumë sponsorizimeve të ngjarjeve sportive, ekipeve dhe atletëve në mbarë botën, duke e përfshirë yllin e futbollit me famë botërore Cristiano Ronaldo; Kampionët e MLS, LA Galaxy, La Liga…
Zotimi ynë për përgjegjësinë sociale
Fondacioni Familja Herbalife (FFH) dhe Programi i saj Casa Herbalife sigurojnë fonde për të përmirësuar të ushqyerit e fëmijëve me nevojë me mbi 120 programe Casa Herbalife në mbarë botën. FFH gjithashtu mbështet aksionet për lehtësimin e katastrofave.
Pse ta zgjidhni Herbalife? Sepse produktet tona dhe mundësia për biznesit mund t’ju ndihmojë t’i arrini qëllimet tuaja të të ushqyerit por edhe ato personale.
Blogu
Përgatitja e lëkurës tuaj për verë: 5 këshilla për lëkurë rrezatuese këtë verë
Përgatiti: Laura Chacon- Garbato, Drejtor në Herbalife Nutrition për Ed
Mbroni lëkurën tuaj nga brenda
Mbroni lëkurën tuaj nga brenda me Herbalife Nutrition Collagen Skin Boos
Si të shmangim lakminë për ushqimet: 12 mes vakte të
shëndetshme
Mes vakti ushqyes dhe i balancuar mund t’ju sigurojë energji të qëndr
Mendoni të filloni biznesin tuaj? Sigurohuni që ta përshtatni me trendet e shekullit 21
Në qoftë se mendoni të filloni biznesin tuaj, sigurisht që nuk jeni ve
Si të filloni një biznes nga shtëpia me investime minimale dhe të jeni shef i vetvetes?
Bisedë me Goran Nikolić, Country Director Herbalife Nutrition për rajon
TOP 3 ushqime shtesë, të cilat i rekomandojmë për këtë dimër
Lexo më shumë se cilat ushqime shtesë i rekomandojmë për këtë dimë