No products in the cart.

HERBALIFE NUTRITION

Mbroni lëkurën tuaj nga brenda

 

Mbroni lëkurën tuaj nga brenda me Herbalife Nutrition Collagen Skin Booster, produkt i ri në linjën SKIN

 

 

Pini mjaftueshëm ujë. Hani një dietë të ekuilibruar. Hidratohuni. Kur bëhet fjalë për të pasur një lëkurë me pamje të shëndetshme, ka shumë gjëra për të arritur një kompleksion i cili shkëlqen.

 

Por, çka nëse mund të merrni lëkurë me pamje të shëndetshme nga brenda, duke përdorur një pije bukurie shtesë ushqimore? Provoni Collagen Skin Booster (përforcuesin e kolagjenit të lëkurës). Është një shtesë ushqimore në formë pluhuri që mund të përdoret bashkë me rutinën tuaj ekzistuese të kujdesit ndaj lëkurës.

 

Collagen Skin Booster përmban peptide kolagjeni të quajtura Verisol® P, të cilat në provat klinike kanë treguar se i zvogëlojnë rrudhat rreth syve dhe e përmirësojnë elasticitetin e lëkurës pas vetëm 4 javësh. Rënie në shenjat e dukshme të celulitit është vërejtur gjithashtu pas 3 muajsh përdorimi të rregullt. Herbalife Nutrition Collagen Skin Booster është një produkt i pasur me vitaminat kryesore (A, C, E, niacin dhe biotinë ) dhe mineralet (zink, selen, bakër dhe jod) për ta ruajtur shëndetin e lëkurës, flokëve dhe thonjëve. Produkti është me pak kalori, pa gluten dhe vie me një aromë freskuese luleshtrydhe dhe limoni.

 

Rekomandimi për përdorim

Për ta bërë Collagen Skin Booster pjesë të rutinës suaj të përditshme të kujdesit ndaj lëkurës, thjesht shtoni një lugë në 250 ml ujë, përzieni dhe pijeni me një shujtë. Dhe kjo është e tëra! Përdoreni këtë produkt brenda një diete të ekuilibruar dhe të larmishme, si pjesë e një stili jetese aktive të shëndetshme.

 

Produktet Herbalife Nutrition ofrohen ekskluzivisht përmes Distributorëve të Pavarur Herbalife. Për më shumë informacone shih https://herbalifekosova.com/

 

 

*Rezultatet e dukshme pas 3 muajsh nga përdorimi i Verisol ® P (të paktën 2.5 g në ditë)