RRETH NESH

DISA FJALË RRETH HERBALIFE
Herbalife Nutrition është kompani globale ushqimore me marketing shumë-nivelësh, qëllimi i së cilës është ta bëjë botën më të shëndetshme dhe më të lumtur. Që prej vitit 1980 kompania ka qenë e dhënë pas misionit - ta ndryshojë jetën e njerëzve me produkte dhe programe të shkëlqyera ushqimore. Kompania, së bashku me Anëtarët e Pavarur të Herbalife Nutrition, janë të përkushtuar për të adresuar problemet globale të ushqyerjes së dobët dhe mbipeshës, mplakjen e popullsisë dhe rritjen e kostos së shëndetit publik, si dhe për të inkurajuar sipërmarrjen në të gjitha grupmoshat mbi 90 vende të botës.
Përveç produkteve me cilësi të lartë të bazuar në shkencë, shumica e të cilave janë prodhuar në objektet tona, ne gjithashtu ofrojmë këshillim dhe edukim individual për Anëtarët e Pavarur të Herbalife Nutrition dhe mbështetje të komunitetit i cili i frymëzon konsumatorët tanë të jetojnë një stil më të shëndetshëm dhe më aktiv të jetës. Ne përherë jemi duke i zgjeruar metodat që përdorim për të angazhuar e trajnuar distributorët tanë, duke filluar nga uebinarët në internet deri te konferencat dhe seminaret e brendshëm, në mënyrë që ata t’i thellojnë më tutje aftësitë e tyre dhe ta kthejnë ekspertizën e tyre në mundësi biznesi.