Si të shmangim lakminë për ushqimet: 12 mes vakte të
shëndetshme
Mes vakti ushqyes dhe i balancuar mund t’ju sigurojë energji të qëndrueshme mes vakteve
Shkruar nga: Susan Bowerman, mr.sc., dietologe e licencuar, CSSD, CSOWM, FAND – udhëheqëse e lartë për edukim global rreth të ushqyerit dhe trajnimeve, Herbalife Nutrition
Nëse i zgjedhim me mençuri, mes vaktet kanë qëllime të shumta. Mes vakti ushqyes dhe i balancuar mund t’ju sigurojë energji të qëndrueshme mes vakteve. Mes vaktet e vogla dhe ushqyese mund t’ju ndihmojnë të kontrolloni urinë deri në vaktin tjetër, ndërsa gjatë vaktit do të jeni më pak të uritur. Megjithatë, situatat stresuese shpesh na shtyjnë të grimcojmë në mënyrë të pakontrolluar ose të hamë sepse jemi në stres.
Gjatë stresit, organizmi reagon duke prodhuar kortizol-hormon stresi. Në organizëm kortizoli shkakton reaksionin „luftë ose ikje“ dhe truri merr porosinë se na duhet lëndë djegëse për luftë ndaj kërcënimit që shkakton stresin. Pra, mund të ndodhë që të ndjeni lakmi për diçka të ëmbël, të njelmët dhe të yndyrshme.
Shumica nga ne e kemi fare të lehtë të shkojmë në dyqanin e afërt, në restorantin e ushqimit të shpejtë, ose thjesht të hapim dollapin në kuzhinën tonë dhe të kënaqim lakminë tonë me ushqime plot yndyrë, kripë ose sheqer.
Për këtë qëllim ju propozojmë disa mes vakte alternative ushqyese që mund të kënaqin çdo lakmi për ushqim.
Nëse lakmoni diçka të ëmbël
Nganjëherë lakmojmë diçka të ëmbël sepse na bie shpejt niveli i energjisë, ose marrim ëmbëlsira që ta qerasim apo shpërblejmë veten. Për fat të keq shumë ëmbëlsira janë mjaft kalorike, dhe nëse i hamë, kanë efekt të kundërt në humbje peshe ose mbajtjen e peshës optimale.
Ja disa këshilla për ta kënaqur lakminë për ushqim pa rrezikuar të ushqyerit e shëndetshëm:
- Mes vaktet e pasura me proteina
Kur lakmoni çokollatën, merrni në vend të saj një mes vakt të pasur me proteina siç është bar proteinash Herbalife Nutrition. Jo vetëm që do të shuani lakminë për ëmbëlsirë, por mund të ndihmojë të kontrolloni edhe urinë.
- Pemët e ziera
Tekstura e perimeve të ziera ngjanë me desertin. Piqni gjysma grejpfruti ose portokalli në grill, ose pjeshkë, ananas në furrë, ose zieni fetat e mollës ose kumbulla deri sa të zbuten dhe pastaj u hedhim erëza cimeti ose arra muskati.
- Përshtateni kafenë tuaj të mëngjesit
Shumë pije me kafeinë sot mund t’ju ndihmojnë të ndjeni më shumë energji. Nëse jeni adhurues i ëmbëlsirave ose thjesht nuk e pini kafenë pa qumësht, përdorni qumësht të skremuar ose qumësht me pak yndyrë. Shtoni pak ëmbëlsues, kanellë ose kakao pluhur. Nëse dëshironi një alternativë për kafenë, provoni pijen bimore Herbalife Nutrition Instant me ekstrakte çaji – e cila përmban kafeinë dhe ka pak kalori, rreth 6 kCal për racion.
- Racioni zëvendësues me shije çokollate
Nëse doni të kontrolloni peshën, ndoshta lakminë tuaj për çokollatë mund ta kënaqni me pluhur proteinash me shije çokollate, me të cilin përgatitni një shake si vakt zëvendësues (p.sh. Formula 1 me shije Smooth Chocolate).
Nëse lakmoni gjëra kremoze
Ushqimet me teksturë kremoze, të lëmuar shkaktojnë kënaqësi dhe kanë efekt qetësues te shumë njerëz. Nëse doni të kënaqni lakminë tuaj për akullore ose djathë të yndyrshëm, ndoshta mund të provoni njërën nga alternativat:
- Jogurti
Jogurtit të zakonshëm pa yndyrë i shtoni pak mjaltë apo shurup panje dhe dekoroni me pemë të freskëta.
- Bananet e ngrira
Qëroni bananet, mbështillni me letër të yndyrshme dhe i ngrini. Më vonë mund t’i preni dhe t’i hani ose t’i hidhni në blender dhe të bëni ëmbëlsirë të ngjashme me akulloren nga një përbërës i vetëm.
- Djathi rikota me yndyrë të paktë
E përzieni mirë me disa pemë dhe pak ëmbëlsues dhe do të fitoni ëmbëlsirë proteine me dukje pudingu.
- Pudingu Chia
Përzieni një lugë supe të farave Chia me ½ filxhani të pijes soja me shije vanilje (p.sh. Formula 1 me shije Vanilla Crème). Le të qëndrojë për 10 minuta deri sa të fillojë ngjizja e pastaj e dekoroni me pemë të freskëta. Ose provoni këtë recetë për puding chia me fruta boronicash.
Nëse lakmoni gjëra krokante ose pikante
Frustrimet ose stresi nganjëherë na zgjojnë lakminë për ushqime krokante dhe të njelmëta. Në fakt, përtypja dhe lëvizja e muskujve të nofullës vërtetë zvogëlojnë tendosjen. Ja disa alternativa që mund të kënaqin lakminë për gjëra të njelmëta dhe të yndyrshme:
- Mishi i terur (i ashtuq. Jerky)
Jerky është ushqim grimcues për përtypje i pasur me proteina dhe fitohet duke e kripur ose tharë mishin ma yndyrë. Mund të bëhet edhe nga mishi i shpezëve ose peshkut, por ka edhe lloje të përshtatshme për ushqime vegjetariane dhe vegane. Tekstura e tyre kënaq lakminë për ushqim krokant gjersa proteinat mund të ndihmojnë në parandalimin e urisë.
- Salcë nga djathi i freskët lope
Djathin e freskët pa yndyrë ose me yndyrë përzieni në blender deri sa të fitohet përzierja e lëmuar. I shtoni pak senf me ngjyrë të errët dhe e përdorni si salcë për perime krokante.
- Çipsi nga lakra jeshile
Përgatitja është fare e thjeshtë: hiqni pjesët e forta të fletëve, prisni fletët në pjesë me madhësi të kafshatës, lani dhe thani me kujdes. Spërkateni me vaj ulliri, hidhni pak kripë, shpërndani në letër për pjekje dhe duke i rrotulluar i piqni për 10-15 minuta në 350 gradë deri sa skajet të marrin ngjyrë kafe.
- Palagaçat
Kur të piqni palagaça do t’u hidhni pak parmesan pa yndyrë ose pluhur chilli në mënyrë që të kënaqni dëshirën për ushqime krokante dhe pikante.
Mësoni si ta përparoni ushqimin tuaj që nga sot – dhe na kontaktoni!