Mendoni të filloni biznesin tuaj? Sigurohuni që ta përshtatni me trendet e shekullit 21
Në qoftë se mendoni të filloni biznesin tuaj, sigurisht që nuk jeni vetëm në atë ide; hulumtimet tregojnë se frika nga dështimi në ndërmarrësi po bie me shpejtësi nga viti në vit.
Gjithashtu, ndonëse jemi dëshmitarë të ndryshimeve jashtëzakonisht të shpejta në botën e punës, ekzistojnë industri që ofrojnë “rrjeta sigurie” të forta, dhe përveç kësaj, ato janë dëshmuar të jenë jashtëzakonisht të qëndrueshme edhe në kohërat e turbulencave më të mëdha globale.
Një nga këta sektorë është sigurisht shitja e drejtpërdrejtë, e cila u krijua që në fillim të shekullit të 20-të, kur kryesisht meshkujt e rinj në Amerikë filluan të shesin produkte, duke shkuar në dyert e klientëve potencial.
TË ARDHURAT NGA SHITJA DIREKTE
Sot shitja direkte është një industri moderne me të gjitha mjetet digjitale në dispozicion, por qasja personale ndaj klientit është vendimtare, e cila paraqet kombinim ideal që e bën atë kaq të suksesshëm në shekullin 21. Vetëm vitin e kaluar, në Kroaci nga shitja e drejtpërdrejte janë realizuar të ardhura prej 120 milionë kuna. Në nivelin global, vetëm kompania Herbalife Nutrition, në gjashtë muajt e parë të këtij viti ka realizuar 2,6 miliardë dollarë, që paraqet rritje prej 8 % në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019.
SI TA FORMONI BIZNESIN TUAJ?
Përveç fitimit të parave, duke shitur produkte, njerëzit që marrin guximin të shesin direkt, mund të formojnë dhe drejtojnë një ekip distributorësh të pavarur, që është një mënyrë për njerëzit sipërmarrës për të ndërtuar biznesin e tyre.
Sot, njerëzit gjithnjë më shumë vlerësojnë fleksibilitetin. Për ata është e rëndësishme që të vendosin kur, si dhe sa dëshirojnë të punojnë. Natyrisht, është e rëndësishme që ata të shpërblehen në mënyrë adekuate për mundin e tyre. Ekonomia e shitjes së drejtpërdrejtë krijon mundësi të reja për njerëzit, me kusht që ata të zgjedhin kompaninë e duhur, me të cilën do ta ndërtojnë biznesin e tyre.
Ku dhe si dëshirojnë të punojnë njerëzit modernë?
Forbes, kohë më parë publikoi një sondazh të kryer mbi 1.000 njerëz, që punojnë në distancë. Rezultatet treguan se shumica e tyre ndihen dukshëm më produktivë në krahasim me njerëzit që punojnë në zyra.
Një studim tjetër, i kryer nga Universiteti i Singaporit, zbuloi se 9 nga 10 punonjës të atjeshëm duan të paktën pjesërisht të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia edhe pasi të kalojnë këto trende të imponuara në nivel global. Në këtë sondazh, që përfshiu 9,000 punonjës, pothuajse 90 janë ndërmarrje të Singaporit.
Studimi tregon se si njerëzit modernë duan t’i vendosin vetë kushtet, kur bëhet fjalë për punën. Prandaj, nuk është për t’u habitur me të dhënat e lartpërmendura për rritjen e të ardhurave në industrinë globale të shitjeve. Nëse hyni në kategorinë e njerëzve, që seriozisht e marrin idenë e fillimit të biznesit tuaj, mbetet pyetja se si dhe me sa më pak rrezik të jetë e mundur, të krijoni një biznes, në të cilin do të jeni në gjendje të vendosni vetë kushtet.
PSE ËSHTË ZGJEDHJE E MIRË BASHKPUNIMI ME HERBALIFE NUTRITION?
Një nga hapat më të rëndësishëm është zgjedhja e një partneri të besueshëm në shitje direkte. Kompania Herbalife Nutrition është pioniere në tregun tonë. Herbalife ofron mundësinë për të vendosur vetë sa kohë dhe përpjekje do të investoni në biznesin tuaj të pavarur. Ndërsa, fitimi gjithmonë do të varet kryesisht nga përpjekja, koha e investuar dhe aftësitë personale.
Puna me Herbalife është e lehtë për tu filluar dhe nuk kërkohet asnjë përvojë të mëparshme në biznes. Nuk ka asnjë shumë minimale të kushtëzuar të blerjes, ndërsa çmimi i pakos për anëtarësim në Herbalife është i volitshëm. Për më tepër, Herbalife ju ofron garanci për kthimin e parave.